VIDEO/ Dramë në Kategorinë e Parë! Fati i madh që shpëtohet tragjedia, portieri i Pogradecit bie pa ndjenja dhe i kalon gjuha nga goditja e sulmuesit të Shkumbinit

Një tragjedi e vërtetë është shmangur në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Shkumbiniit. Në minutat e para të takimit, një prej sulmuesve të Shkumbinit ka ndërhyrë keq ndaj portierit kundërshtar, Erdis Adhiu. Me këmbën e ngritur lart, sulmuesi ka goditur në kokë gardianin e Pogradecit, që u shtri pa ndjenja në fushë.

Në bazë stafit mjekësor pogradecar, goditja ishte aq e rëndë sa lojtarit iu bllokuan rrugët e frymëmarrjes dhe gjuha i ishte futur brenda. Por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor shpëtoi më të keqen. Në momentin që ambulanca hyri në fushë dhe transportoi Erdisin, pati duartrokitje nga të pranishmit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *