“Nuk jemi as të parët as të fundit që rrihemi nga Tirana”, trajneri i Egantias: Nuk kemi se përse të mërzitemi…

Tirana arriti që të fitojë pastër edhe ndaj Egnatias me shifrat 0-3. Goli i parë do të vinte vetëm pas 25 sekondash me Xhixhën që tundi rrjetën. Për të mbyllur të gjitha llogaritë në të dytën mendoi Hoxhallari në të 53, që realizoi një super gol nga goditja e dënimit. Më pas Najdovski thelloi më tepër diferencat duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarit.

Nga krahu tjetër Kastrioti vazhdon me formën e pabesueshme në Superiore. Krutanët kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Kukësit. Fillimisht ishin verilindorët që kaluan në avantazh me Mustën në minutën e 6, por goli do të anulohej nga VAR për një faull në nisje të aksionit.

Ekipi i Longos ishte hedhur në sulm, por siç ndodh gjithmonë, mjafton një goditje në portë që të gjendet goli. Greca vjen me një gjysmë rroveshatë pas një krosimi duke gjetur rrjetën. Kaq mjaftoi dhe Kastrioti arkëtoi tre pikët që e shkëpusin nga zona e ftohtë, ndërsa Kukësit i rrezikohet jo pak Superiorja. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ramadani: “Nuk jemi as të parët dhe as të fundit që rrihemi nga Tirana. Nuk kemi se përse të mërzitemi, fitoi ekipi më i mirë. Ne jemi lojtarë profesionistë, ata po luanin pa asnjë presion të vetëm. Ndeshja u vendos që te goli i parë, ne u ulëm në aspektin psikologjik ndërsa te Tirana kishte adrenalinë. Duhet të shohim përpara, nuk jemi në garë me Tiranën”.

Shehi: “Ia kisha thënë edhe lojtarëve që golin e fundit e kemi pësuar nga Vllaznia. Madje edhe aty nuk kemi qenë edhe në ekuilibër. Ndryshime rrenjësore te Tirana në verë si me Egbo dikur? Nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë, por tani vetëm një çmenduri mund ta prishi boshtin e klubit. Lojtarët janë në kontratë dhe vetëm ndonjë ofertë marrëmëndëse mund të ndryshojë planet tona. Grupi kampion nuk mund të prishet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *