“A doni të shihni futboll sulmues?”, propozimi i trajnerit kryesues të Serisë A është në modë: Kush kalon mesfushën nuk kthehet më mbrapa, si basketboll

Si mund të zhvillohet një futboll më tërheqës dhe sulmues? Ky është një diskutim që është hapur në këto kohë të fundit nisur edhe nga ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester City. Përballja e parë tregoi panoramën e një ekipi që qëndronte me 11 lojtarë në zonën e tij dhe anglezëve që sulmonin.

Por Pep Guardiola përsëriti futbollin e Simeones në 45 minutat e ndeshjes së kthimit. Si mund të kthehet futbolli më sulmues? Trajneri që po kryeson Serinë A me Milanin aktualisht, Pioli, e ka dhënë idenë e tij që kthehet sërish në modë.

“Nëse duam të shohim më shumë futboll sulmues në lojën moderne, sillni një rregull ku nuk mund të ktheheni në fushën tuaj pasi të keni kaluar gjysmëfushën për të sulmuar kundërshtarin. Ndryshe do të marrësh ndëshkim si në basketboll”, ka thënë Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *