VIDEO/ Kthehen te fitorja por humbasin një titullar, Milani i zë fronin Interit në Serinë A

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme Milani fiton ndaj Genoas me rezultatin e pastër 2-0 dhe i zë fronin Interit në krye te klasifikimit. Vendasit e nisën me vrull lojën duke shënuar që në minutën e 11 me anë të Leaos, ndërsa goli i sigurisë erdhi ne minutën e 87 nga Messias. Pavarësisht disa rasteve për gol, Genoa nuk arriti të shënonte dhe vazhdon të mbetet në zonën e kuqe me vetëm 22 pikë.

Përkundër tre pikëve, Milani do të duhet të bëjë në ndeshjet e ardhshme pa lojtarin kryesor, Davide Calabria, i cili pësoi një dëmtim. Për mbrojtësin italian duhet të bëhen ekzaniminet mjekësore, në mënyrë që të cilësohetdshe shkalla e dëmtimit të tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *