“Ka shënuar vetëm 1 gol në Spanjë, si një shaka”! AS shkruan për Myrto Uzunin: Para portës ka seri të keqe, por fytyra e dëshpëruar pret ndryshimin

Myrto Uzuni nuk po arrin ende që të realizojë golin e parë në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka realizuar vetëm një gol në Spanjë dhe i përket Shqipërisë, në atë humbje të fundit me shifrat 2-1. Ndërkohë media prestigjoze spanjolle, “AS”, shkruan për këtë situatë të vështirë të lojtarit shqiptar që pavarësisht dëshirës për të dhënë maksimumin, nuk po e gjen ende portën.

“Goli i vetëm i shënuar nga Uzuni në Spanjë ishte me Shqipërinë, si një shaka. Nënshkrimi i tij në Granada diskutohet për shkakun e mungesës së golave që nga janari. Është një nga lojtarët në La Liga që sipas Olcipit, ka dhënë më së paku kontribut në shënimin e golave. Mundësitë para portës janë si një seri e keqe. Mëkat për atë gjuajtje ndaj Seviljës, ku shtylla i mohoi golin pas një aksioni të bukur individual. Fytyra e tij e dëshpërimit ishte sinonimi i asaj që po ndodh, por edhe një simbol se i beson aftësive të tij për të ndryshuar situatën”, shkruan AS. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *