Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes me shifrat 2-3 nga Chelsea në ndeshjen e dytë. Chelsea kishte epërsi të tre golave deri në minutën e 80-të dhe dukej se miqtë ishin një hap larg një kthese të madhe, por Reali arriti të ngushtojë diferencat në 3:1 dhe në kohën shtesë ishte Benzema që vulosi gjithçka.
Një situatë interesante ndodhi në minutën e 73-të me rezultatin 0:2 kur Carlo Ancelotti vendosi të nxjerrë nga loja Toni Kroos dhe të futë Eduardo Camaving, gjë që gjermanit nuk i pëlqeu aspak. Kroos ishte i tërbuar që duhej të dilte sepse luajti mirë, ndaj i hodhi disa fjali Ançelotit dhe sigurisht mediat spanjolle arritën të zbulonin se çfarë i tha trajnerit të tij. “Të q..sha nënën. Po luaja shumë mirë, çfarë po bën?”, ishin fjalët e Kroos. /Sport Ekspres/