VIDEO/ Kamerat fokusojnë momentin që i shpëtoi arbitrit, lojtari i Atletico-s me veprimin e turpshëm duke tërhequr nga flokët Grealish

Atletico Madrid dhe Manchester City kanë barazuar sonte në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Sonte nuk pati gola në stadiumin Wanda Metropolitano, edhe pse u luajt për më shumë se 100 minuta dhe në fund City kaloi në gjysmëfinale për shkak të fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Në Madrid sonte, në fund të ndeshjes, pamë një dramë të pabesueshme në fushë ku pati shumë shkëndija mes lojtarëve të dy skuadrave. Gjithçka nisi kur Felipe goditi qëllimisht Fodenin, për të cilin mori karton të kuq, por më pas në fushë u krijua kaos.

Për shkak të goditjes, Foden po rrotullohej në fushë dhe kjo e acaroi Stefan Savic, i cili filloi të përleshej me të, por për fat të mirë Zinchenko arriti ta ndalojë dhe ta largojë nga Foden. Mirëpo, Savi? nuk u qetësua aty dhe vazhdoi konfliktin me Grealish, të cilin e kishte që në ndeshjen e parë.

Fillimisht ata debatuan, e më pas Savic i shkuli për flokët lojtarit të Cityt, gjë që kamerat arritën ta regjistronin. Ka qenë një lëvizje jashtëzakonisht e turpshme e këtij lojtari që fatmirësisht për të i ka shpëtuar arbitrave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *