Statistika që mund të futen në “librin Gines” nga Champions League, 8 kartonët e verdhë të dhënë në fare pak minuta

Minutat e fundit në supersfidën Atletico Madrid- Manchester City u kthyen në një kaos të vërtetë. Plot 8 kartona të dhëna në 15 minuta lojë në të dyja ekipet. Ndërhyrjet e ashpra nuk kanë ngelur pa u ndeshkuar nga arbitri Siebert.

Ka qenë pikërisht fundi i sfidës, që ka sjellë humbjen e qetësise në fushë duke çuar drejt ndërhyrjeve te gabuara me të vetmin qëllim, fitoren. Arbitri gjerman nuk ka kursyer as trajnerin Simeone, i cili është ndëshkuar për protesta.  Në fazën tjetër kalon ekipi i Manchester City-t  me golin e shënuar nga De Bruyne në ndeshjen e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *