“Këto ndeshje vlejnë sa një sezon, 15 minutat që nuk kishte më futboll”! Duro: Më e lehtë të fitosh titull me Partizanin dhe Tiranën

Gjysmëfinalja e parë mes Teutës dhe Laçit përfundoi në shifrat 1-2. Ndërkohë tani është mbyllur pjesa e dytë e ndeshjes së kthimit. Durrsakët kaluan të parët në avantazh në transfertë pas gafës falate të Velkovskit.

Ky i fundit gaboi me topin në zonën e tij dhe kundërshtarët përfituan, teksa në minutën e 16 me portën e boshatisur, Hebaj dërgoi topin në rrjetë. Por barazimi erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë me Adeleke.

Pas gabimit të Todorovskit, Adeleke rrotullohet bukur në zonë mes tre kundërshtarëve dhe me goditjen precize arrin që të mposht Qirkon. Në këtë mënyrë mbyllet ndeshja ku kampionët në fuqi të Superiores kishin shansin e fundit për të gjetur Europën, ndërsa Laci kalon né finale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Duro: “Këto janë ndeshje që vlejnë sa një sezon dhe duhej të ishim shumë të kujdesshëm. Teuta kërkonte me patjetër fitoren për të shkuar në Europë. Në këto ndeshje nuk ka më bukuri, nuk kishte më futboll në 15 minutat e fundit. Nuk ishim të lodhur, po luanim më mirë se Teuta deri te momenti i golit të parë, që ishte gabimi ynë, por ndodhin në futboll. Me Partizanin dhe Lacin është më e lehtë të fitosh titullin kampion, ndërsa me të tjerat është më e vështirë, duhet të jemi më objektiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *