E FUNDIT/ Kampionët e Superiores ngelin përfundimisht pa Europë, mësohet finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë

Laçi-Teuta 1-1 Adeleke 44’/ Hebaj 16′

Gjysmëfinalja e parë mes Teutës dhe Laçit përfundoi në shifrat 1-2. Ndërkohë tani është mbyllur pjesa e dytë e ndeshjes së kthimit. Durrsakët kaluan të parët në avantazh në transfertë pas gafës falate të Velkovskit.

Ky i fundit gaboi me topin në zonën e tij dhe kundërshtarët përfituan, teksa në minutën e 16 me portën e boshatisur, Hebaj dërgoi topin në rrjetë. Por barazimi erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë me Adeleke.

Pas gabimit të Todorovskit, Adeleke rrotullohet bukur në zonë mes tre kundërshtarëve dhe me goditjen precize arrin që të mposht Qirkon. Në këtë mënyrë mbyllet ndeshja ku kampionët në fuqi të Superiores kishin shansin e fundit për të gjetur Europën, ndërsa Laci kalon né finale. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *