VIDEO/ Është e vështirë të jesh i sjellshëm dhe mirënjohës! Kante bën gabimin e parë, Rudiger e “trondit” mes britmave me reagimin e turpshëm

Chelsea ka arritur një fitore me shije humbje në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pasi nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale. Një nga më të mirët në skuadrën londineze ishte Antonio Rudiger i cili shënoi një gol dhe ishte fantastik edhe në mbrojtje ishte perfekt. Në një moment në ndeshjen e mbrëmshme ai e shfryu zemërimin e tij mbi N’Gole Kante. Kante humbi një top në mesfushë dhe i dha një mundësi të mirë Realit, por mbrojtësi gjerman arriti të thyente aksionin e rrezikshëm.

Pas kësaj, Rudiger humbi durimin dhe ishte shumë i zemëruar me Kante për humbjen e topit. Nga ana tjetër, Kante i qetë dhe i tërhequr thjesht heshti. Kante njihet si një lojtar modest dhe i qetë. I vetëdijshëm për gabimin e tij, ai vendosi të heshtë, por do të ishte e diskutueshme nëse Rudiger do të kishte bërë të njëjtën gjë nëse një lojtar tjetër do të kishte gabuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *