Milani nuk ka lojtar goli dhe Ibrahimovic në perëndim, arrijnë marrëveshjen për sulmuesin e Liverpool

Pas probleme ne repartin e sulmit, teksa pas disa ndeshjeve radhazi Milani has vështirësi në shënimin e golave, drejtuesit kuqezi kanë bërë lëvizjen e tyre të parë. Sipas medias italiane “Sport Mediaset”, Milani ka arritur marrëveshje me sulmuesin belg të Liverpool, Origi.

Gjithashtu kanë dalë dhe detajet e marrëveshjes, ku pritet që 26 vjeçari të firmosë një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 3.5 milion euro në sezon. Pas aktivizimit të pakët tek Liverpool, Origi ka vendosur të provojë një aventurë të re, në të cilën do të kërkojë një vend titullari. Duke parë dhe veshtirësitë e  Ibrahimoviç dhe Giroud në shënimin e golave, Origi mund të jetë një sulmues vendimtar për skuadrën e “djallit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *