Juventusi kërkon të besuarin e Simeones, por nuk plotësohet dëshira e shkëmbimit të lojtarëve

Juventusi ka filluar që tani planet për merkaton e verës. Pas lamtumires së konfirmuar të Paulo Dybala-s, bardhezinjtë duhet të vendosin për zëvendësimin e tij.

Ideja e Allegrit është të afrojë një lojtar i cili të bashkohet me dyshen Chiesa-Vlahovic, por me një çmim të arsyeshëm duke u nisur nga kriza që ka kapluar futbollin italian. Një emër i përmendur nga drejtuesit e Juventusit eshte Joao Felix , i cili nuk është shumë i lumtur tek Atletico Madrid.

Problemi kryesor për këtë transferim do të ishte vlera e lartë e kartonit të portugezit për të cilin Atletico Madrid ka paguar 100 milionë euro. Me Juventusin në sulm Joao Felix, Simeone do kërkonte në shkëmbim Frederico Chiesa për të zëvendesuar 22-vjecarin.

Megjithatë, kjo ide ështe e destinuar të shkatërrohet që në fillim, pasi Juventusi nuk ka në plan të shesë Chiesa-n, të cilin e kanë projektuar në qendër të projektit për sezonin e ardhshëm. Juventusi do të provojë ta transferojë portugezin pa përfshirjen e Chiesa në këtë tratativë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online