Legia e Varshavës do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e lojës për të zhvilluar një ndeshje bamirëse kundër Dinamos së Kievit. Pas shumë kohësh ekipi ukrainas do të ketë mundësinë të luajë përpara tifozëve, teksa prej më shumë se një muaji kampionati vendas është ndalur për shkak të lu.ftës në Ukrainë.
Legia e Varshavës ka publikuar formacionin titullar për takimin që do të luhet në orën 20:30 dhe pjesë e 11-shes do të jenë edhe tre lojtarët shqiptarë, Jurgen Çelhaka, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati. Ernest Muçi lë kështu shtëpinë pas tre ndeshjeve mungesë, duke pasur mundësinë të mbajë veshur nga minuta e parë fanellën e Legias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/