Mundo Deportivo ka raportuar për transferimin e mundshëm të Leëandoëski-t te Barcelona. Mediat spanjolle po ndjekin situatën e polakut, i cili ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023, por historia e tij po lidhet vazhdimisht me Barçën, e cila ka përgatitur një kontratë për të dhe dëshiron ta blejë në fund të sezonit. Lewandowski raportohet se dëshiron një kontratë shumëvjeçare që Bayern nuk është gati t’ia japë, ndaj golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kampionit gjerman ka ardhur në një situatë ku po planifikon të ardhmen e tij jashtë Mynihut, por edhe Gjermanisë.
Mundo Deportivo e vlerësoi atë si një “33-vjeçar të ri”, duke marrë parasysh formën dhe gjendjen fizike, këtë sulmues fantastik, i cili sfidon moshën dhe thyen rekorde dhe është një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë. TVP Sport në Poloni shkruan se Leëandoëski te Barcelona është histori e mbyllur, por gazetari i Bild, Cristian Falk, shprehet se e ardhmja e këtij lojtari nuk është vendosur ende. /Sport Ekspres/