Bajerni i Mynihut po has vështirësi në rinovimin e kontratave të lojtarëve dhe problemi kryesor është rroga. Paraja është thelbësore për futbollistët në ditët e sotme, të cilët kërkojnë të mbushin sa më shumë xhepat e tyre. Në një intervistë për “BILD”, Leon Goretcka shprehet se është e vështirë të shohë lojtarët si viktima, duke marrë në konisderatë shifrat e mëdha që kalojnë në llogaritë e tyre bankare. Mesfushori i Bajernit i del në një farë mënyre në krahë klubit ku luan, duke thënë se paraja nuk është gjëja më e rëndësishme në futboll.
“Sinqerisht, e kam të vështirë të flas për ne si vik.tima duke pasur parasysh rrogat që marrim. Kohët e fundit çdokush do t’ja dijë vetëm për veten e tij, por paketa e përgjithshme që marrim te Bajerni është shumë tërheqëse për çdo futbollist në botë. Ka gjëra më të rëndësishme se paraja. Të identifikohesh me klubin ka një rëndësi të madhe për mua. Nuk është e gjitha për paratë”, ka thënë Leon Goretcka./Sport Ekspres/