Rasti i pabesueshëm/ U ngjitën pas 48 vitesh në elitë dhe po shpalleshin kampion në Belgjikë, “formula idiote” i heq mrekullinë “Leicesterit të ri” të Europës

Union Saint Gilloise ka realizuar një çmenduri të vërtetë në Belgjikë. Kjo skuadër u ngjit në sezonin e shkuar pas 48 vitesh në elitën e futbollit. Në kampionatin mes 18 skuadrave dhe pas 34 ndeshjeve të luajtura, Union mori vendin e parë me 1 pikë më shumë se vendi i dytë, Club Brugge dhe 10 pikë më shumë se Anderlehti i vendit të tretë.

Por Union Saint Gilloise nuk mund të festojë këtë çmenduri. Kjo pasi Belgjika ka një strukturë të pazakontë të kampionatin, që në një rast të tillë, duket tërësisht idiote dhe i mohon padrejtësisht arritjen modestëve që kanë një stadium që nuk i kalon 10.000 tifozë, përtej ardhjes nga liga më e ulët dhe shpalljes menjëherë kampion.

Tanimë do të luajnë tre skuadrat e vendeve të para në një sistem vajtje-ardhje me llogari të pikëve, ndërsa këto të fundit do të përgjysmohen sapo të nis Play-Off. Vetëm nëse Unioni arrin që të triumfojë edhe në këto takime mund të marrë titullin kampion dhe vendin e parë. Ndërkohë në çdo kampionat tjetër të Europës, tanimë do të kishin titullin në duar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *