Taulant Seferi është shndërruar në një lojtar “anormal” për Superioren. Sulmuesi po arrin të triumfojë mbi çdo mbrojtës, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe me driblimet e tij. Një performancë e tillë nuk është parë nga Seferi në momentin që mbërriti te Tirana.
Tashmë situata ka ndryshuar dhe Shehi po shijon spektaklin që ofron ekipi i Tiranë. Bardheblutë e kanë komentuar në një mënyrë origjinale golin e djeshëm ndaj Skënderbeut: “Driblo si Jerry dhe godit si Tomi”. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram