Napoli ka humbur në ditën e sotme ndaj Fiorentinës me shifrat 2-3. Kjo ishte një mundësi e artë për ekipin ku luan edhe Amir Rrahmani për të kapur vendin e parë. Tanimë kjo skuadër ndodhet në vendin e tretë me 66 pikë, po aq sa Interi, ndërsa Milani ka një pikë më tepër.
Por tanimë dy ekipet e Milanos kanë avantazhin e madh pasi do të luajnë një ndeshje më tepër se Napoli. Për këtë arsye një humbje e tillë e largon skuadrën e Spaletit me vendin e parë dhe objektivin e shumëpritur. /Sport Ekspres/