VIDEO/ Duhej lejuar si i rregullt apo jo? Askush te Juventusi nuk mund ta besojë se pse u anulua goli i tyre

Cagliari e hapi në mënyrën më të mirë ndeshjen sot në Sardenjë ndaj Juventusit dhe kaloi në epërsi me shifrat 1:0 në minutën e 11-të, kur një gol fantastik shënoi Joao Pedro. Pas kësaj, Juventusi luajti shumë më mirë dhe mori iniciativën në mesin e fushës. Zonja e Vjetër barazoi në 1:1 në minutën e 23-të, kur pas goditjes së Pelegrinit topi goditi Rabiot dhe përfundoi në rrjetë.

Lojtarët e Juventusit festuan golin, topi ishte në qendër dhe më pas ka ardhur reagimi i sallës VAR. Domethënë, nga salla e VAR-it, ata i kanë sinjalizuar arbitrit se Rabiotit i ka goditur topi në dorë dhe se goli është anuluar. Megjithatë, te Juventus askush nuk mund ta besojë se pse goli u anulua pasi Rabiot e kishte kthyer shpinën dhe topi e goditi në bërryl që ishte pranë trupit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *