Në kuadër së javës të 36-të të Serisë C (Grupi B), Modena ka mposhtur Imoles me rezultat 2:1. Në pjesën e parë nuk pamë asnjë gol, por në minutën e 69-të Pergreffi i çoi vendasit në avantazh. Barazimi i Imoles vjen me anë të Livier që shënoi nga 11 metra vetëm tre minuta para përfundimit të ndeshjes dhe më pas tronditja dhe skena e pabesueshme vjen në stadium.
Në minutën e parë të shtesës, topi vjen te portieri i vendasve Riccarda Gagna, i cili e gjuan nga porta e tij dhe sfera përfundon në rrjetën e kolegut në krahun tjetër, Gianmarino Rossi. Me këtë fitore Modena ka mbajtur vendin e parë në tabelë dhe është në rrugë të mirë për të arritur një pozitë direkte në Serinë B (vetëm vendi i parë shkon direkt, luajnë nga vendi i 2-të në të 10-ën Play Off). /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
A 91st minute goal from Modena goalkeeper Riccardo Gagno that could prove vital in their promotion to Serie B (via @bennygiardina).pic.twitter.com/RhFRI2X5mQ
— Get Italian Football News (@_GIFN) April 9, 2022