“4 ishin pak, Realit i shënonim nga 6 gola”/ Dani Alves: Po të më linte Xavi jashtë Europa Leagues në moshën 25-vjeçare do e godisja me grusht

Xavi mori një vendim të vështirë duke lënë jashtë listës për në Europa League një emër si Dani Alves. Sigurisht që një verdikt i tillë nuk është pritur mirë nga ana e brazilianit, që në një intervistë për mediat spanjolle tregon se nëse diçka e tillë do të ndodhte në moshën 25-vjeçare, atëhërë do të ishte konflikutar fizikisht me trajnerin e Barcelonës. Në fund ka edhe një thumbim për rivalin e përjetshëm, Realin e Madridit.

Lënia jashtë listës së Europa League-s

“Gjithmonë e kam kuptuar që jeta përbëhet nga faza dhe e di në cilën fazë jam tani, më afër fundit se fillimit. Nëse kjo do më ndodhte mua në moshën 25-vjeçare, mund të hynim në sherr me grushta… por tani ne jemi këtu për të ndihmuar Barçën dhe e di se (Xavi-n) e ka lënduar që duhet të marrë vendimin për të më lënë jashtë”.

Fitroja në “El Clasico“

“Ne nuk po festonim vetëm fitoren në Madrid, ata thanë se për Barçën ishte një titull të fitonte atje… Po festonim në tualet që i goditëm, 400 ndeshjet e mia dhe rikthimin e ekipit. Mos të mendojnë madrilenët se ne po festonim që shënuam 4, sepse herë të tjera shënonim pesë, apo gjashtë… Dhe ishte pak. E drejta do të ishte 0-6“, ka thënë Dani Alves./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online