Ka përfunduar përballja e parë e fazës së katërt të “Abissnet Superiores“. Kukësi është ndarë në barazim 1-1 me Egnatian, duke mos gjetur rrugëdalje nga kriza e rezultateve të javëve të fundit. Verilindorët gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Gjelbrim Taipit, i cili shkund rrjetën në minutën e 34-t, duke goditur topin e kthyer nga traversa e Ndrecës.
Ndërkohë në pjesën e dytë Egnatia kthen përsëri baraspeshën. Imeri e dërgon topin në cepin e portës me një goditje nga brenda zonës në minutën e 78. Vetëm pak minuta në vonë Pedro Augusto shpërdoron një rast të pastër. Braziliani i shpëton mbulimit të mbrojtjes pas një topi të gjatë dhe shmang portierin, por në momentin që i duhet ta shtyjë sferën në portën e zbrazët e dërgon atë sipër traut të portës. Sakaq, Kukësi arrin të shënojë golin e përmbysjes me anë të Lulajt, që shfrytëzoi daljen e pamatur të portierit Hasanbelli. Por festa u shua shpejt për ekipin e Longos, teksa VAR-i sinjalizon prekje të topit me dorë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/