Botërori i radhës do të shkojë me 48 ekipe, zgjerimi që i jep një biletë të përjetshme Kombëtares…modeste!

Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 në 48 përzgjedhje fillon në Botërorin e ardhshëm në 2026. Në të ardhmen, një Kombëtare do të ketë pothuajse gjithmonë vendin e saj të garantuar mes 48 të përzgjedhura. Përkatësisht, FIFA ka marrë vendim që kampioni i Oqeanisë të shkojë direkt në Botëror.

Kjo do të thotë se Zelanda e Re do të luajë në çdo kompeticion tjetër të Botërorit. Vetëm një mrekulli mund ta parandalojë një epilog të tillë. Ata nuk kanë rivalë të denjë në grupin e tyre. Këtë vit ata mundën Ishujt Solomon me shifrat 5-0. Në disa raste fitojnë edhe me diferencë dyshifrore, por kjo jo për shkakun e cilësisë së tyre, por për dobësinë e rivalëve.

Ndërkohë nëse Botërori do të vazhdonte me të njëjtin rregull si më parë, Zelanda e Re duhej të vazhdonte një sërë ndeshjesh për të arritur në Kupën e Botës dhe në gjithë historinë e tyre ia kanë dalë vetëm dy herë për të mbërritur në këtë kompeticion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online