Pse u zhduk Ernest Muçi? Drejtori sportiv i Legias plas b.ombën: Nuk kemi për ta futur në fushë se është talent dhe të biem në Kategori të Dytë

Çfarë po ndodh me Ernest Muçin? Në kohën kur lojtari i Tiranës do të shkonte te Legia e Varshavës, asokohe trajneri Michnieëicz është shprehur se futbollisti shqiptar ka karakteristikat e Lionel Mesit në grupin e tij. Kritikat e vetme për të kanë qenë rreth formës fizike, por Michnieëicz kishte besim të madh te Muçi.

Me ardhjen e Vukovic gjërat kanë ndryshuar, në rastin më të mirë sulmuesi shihet në stol, nëse nuk përfundon në tribunë. Për këtë arsye “Legia.net” ka pyetur drejtorin sportiv të klubit, Jacek Zielinski, se çfarë po ndodh me këtë element që erdhi si talent i madh dhe tani po zhduket. Zielienski është treguar më i ashpër duke thënë se Muçi ka bërë pak në fushë dhe Vukovic nuk mund të rrezikonte rënien në Kategori të Dytë vetëm për të promovuar talentet.

“Një pyetje e bukur kjo për Muçin. Në fillim të kampionatit ai dukej mirë. Pastaj disa prej lojtarëve e përballuan mirë stresin, disa të tjerë më keq. Në disa raste ka dalë jashtë për arsye taktike, Rosolek ka një ide më të mirë dhe është më shpesh në zonën kundërshtare për të mbështetur sulmuesin.

Muçi e bën më rrallë këtë gjë, është më shumë për cilësi individuale dhe për të goditur nga distanca. Kur futet nga stoli, duket i zbehtë. Më pas Vukovic e aktivizoi nga minuta e parë ndaj Ëarta Poznan, në ndeshjen më të dobët të Legias së Varshavës. Ne u paraqitëm keq, Ernesti nuk ra në sy, nuk bëri asgjë. Pastaj është aktivizuar nga 20 deri në 30 minuta në ndeshjet e tjera. Trajneri ynë është një njeri shumë i drejtë.

Ai vlerëson atë që ndodh në fushë, gjatë stërvitjes, pastaj ka pjesën taktike. Në bazën e kësaj përcakton edhe formacionin. Nuk mund t’i thoni Vukovic që të mendojë kështu: “Mirë, Muçi është i talentuar, do ta fusim në lojë”. Dhe ne pastaj biem nga kategoria, më falni, nuk mendohet kështu. Në këtë situatë të vështirë për ne, vlerësimi i lojtarëve është objektiv. Nuk vlerësojmë potencialin, vetëm formën aktuale, ajo që është më e rëndësishmja. Ndoshta ka humbur pak Muçi është e vërtetë, por mund të bëjë më mirë në të ardhmen”, tha drejtori sportiv i Legias. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *