Shumë larg pritshmërive/ Armando Dobrën e largojnë nga ekipi i Colchester, shkon te U-23 i Ipswich dhe i ndaluar për ekipin e parë

Armando Dobra ka pasur jehonën maksimale nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Angli, madje po aq sa Armando Broja. Dobra veçohej për talentin e madh mes driblimeve që i dhanë epitetin “Lionel Mesi” shqiptar. Tërësisht i veçantë në stilin e lojës së tij, por karriera nuk po shkon sipas pritshmërive. Lojtari u huazua nga Ipsëich për te Colchester në Ligën e Dytë të Anglisë për të pasur më shumë minuta. Megjithatë kjo skuadër nuk po e aktivizonte sulmuesin shqiptar që nuk është parë në fushë nga muaji janar.

Për këtë arsye, Ispëich dhe Colchester vendosën që Dobra të rikthehej në klubin që i zotëron kartonin. Kështu sulmuesi u kthye te U-23 i Ipsëich dhe hyri si zëvendësues ndaj Hull City për të rifituar formën fizike që e ka humbur në gjithë këto kohë. Por edhe nëse Armando arrin të shpërthejë e ka të pamundur për të kalur te ekipi i parë i Ipsëich pasi kontrata e huazimit me Colchester përfundon në verë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *