Një fitore e lehtë pritej kjo e sotmja në Europa League për Barcelonën se ka treguar se po kthehet në kohët e arta me Xavi. Megjithatë për katalanasit ishte një punë e vështirë në transfertë ndaj Frankfurtit. Goli i parë i takimit do të vinte nga Knauff.
Goditje nga distanca që shkoi si një rak.etë në portën kundërshtare dhe Ter Stegen duhej ta ndiqte topin me shikim. Ishte e pamundur për të shpëtuar topin pa hyrë në rrjetë. Ndërkohë për të barazuar rezultatin në 1-1 mendoi Torres në të 66, vetëm katër minuta pasi kishte hyrë në fushë. /Sport Ekspres/