Anglezët janë pa fjalë! Karim Benzema nuk kishte ngrenë dhe pirë gjatë gjithë ditës, iftari vetëm 13 minuta para ndeshjes dhe i shënoi 3 gola Chelsea-t

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka zhvilluar një ndeshje të pabesueshme kundër Chelseat mbrëmjen e djeshme. Në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, mbretërit arritën të fitojnë 3:1 në Stamford Bridge dhe të arrijnë një rezultat të shkëlqyer para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet të martën e ardhshme në Madrid.

Reali festoi në krahët e Benzemas  dhe sulmuesi francez shënoi një hat-trick mbrëmjen e djeshme dhe tregoi edhe një herë se po luan në një formë vërtet të jashtëzakonshme. Mëngjesin e sotëm mediat angleze po zhurmojnë për këtë sulmues i cili shënoi 37 gola në 36 ndeshje për Real Madridin këtë sezon dhe tregoi pse është ylli i parë i klubit më trofeshëm evropian.

Mirëpo, përveç lojës në fushë, mediat angleze janë tronditur pasi Benzema dje ka agjëruar gjithë ditën, e më pas ka mposhtur lehtësisht kampionët e Europës. Dihet se Benzema është shumë i përkushtuar ndaj besimit islam dhe se agjëron çdo Ramazan, kështu është edhe këtë vit. Anglezët janë të habitur që Benzema nuk ka ngrënë apo pirë asgjë dje gjatë gjithë ditës dhe më pas ka luajtur një lojë të tillë. “Benzema kishte një iftar 13 minuta para fillimit të ndeshjes dhe më pas doli në fushë dhe shënoi hat-trick në Stamford Bridge”, shkruan SportBible. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *