Ndeshja debutuese e turneut, Shqipëria e Ervin Bulkut është gati për t’u ndeshur me Irlandën e Veriut

Kombëtarja shqiptare U-16 është në përgatitjet e fundit para ndeshjes debutuese të turneut UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj ndaj Irlandës së Veriut. Sfida do të luhet më datë 9 prill duke filluar nga ora 11:00 në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtar në Kamëz. Nën drejtimin trajnerit Ervin Bulku dhe stafit teknik, ekipi po zhvillon përgatitjet intensive prej të hënës në kompleksin Tropikal në Durrës, teksa kuqezinjtë kanë zhvilluar nga dy seanca në ditë.

Në ditët e para të grumbullimit skuadra ka punuar më shumë me ngarkesën fizike, ndërsa sot dhe nesër fokusi është te përgatitja taktike dhe modulet e lojës. Gjithashtu, skuadra ka zhvilluar rregullisht edhe video-analizë për të studiuar kundërshtarët në prag të për përballjes së parë. E vetmja mungesë për ekipin e Bulkut do të jetë ajo e mbrojtësit të Teutës, Ergi Çela, i cili është dëmtuar dhe nuk do të mund të jetë i gatshëm për tre sfidat e turneut.

Atmosfera është pozitive në skuadër dhe çdo gjë ka shkuar sipas programit, teksa synimi i kuqezinjve është renditja në vendin e parë. Përveç ndeshjes Shqipëri-Irlandë e Veriut, më datë 9 prill do të luhet edhe sfida Luksemburg-Peru në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 11 prill, me Shqipëri–Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut–Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00. Që të gjitha ndeshjet do të luhen në Kamëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *