Legia e Varshavës është mposhtur mbrëmjen e sotme nga Rakov Çestoçova me rezultatin 1-0, duke u eliminuar nga Kupa e Polonisë. Një episod komik ka ndodhur gjatë kësaj sfide, kur Zhosue tenton të fitojë një goditje dënimi në mënyrë qesharake.
Lojtari portugez kishte topin nën kontroll dhe pason në momentin që njëri prej kundërshtarëve i afrohet. Po në këtë moment rrëzohet përtokë mes britmave, megjithëse nuk e preku askush, duke sajuar një simulim të denjë për çmim Oskar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
XD? pic.twitter.com/7COGWIWiYS
— Wacha (@Wachafcb) April 6, 2022