“Abissnet Superiore“ ka hyrë tashmë në fazën e saj të fundit. Java e 28 e kampionatit do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur më datën 9 prill. Kukësi-Egnatia është ndeshja që do të ngrejë siparin e kësaj jave. Takimi do të luhet në orën 13:45, ndërsa në orën 16:45 do të pasohet nga dy sfida të tjera. Bëhet fjalë për Vllaznia-Laçi dhe Partizani Teuta.
Ndërkohë e diela do të rezervojë vetëm një duel, atë mes Skënderbeut dhe Tiranës që do të zhvillohet në orën 16:45. Bardheblutë kërkojnë të mbyllin sa më shpejt llogaritë me titullin kampion, ndërsa Skënderbeu shpreson të grumbullojë pikë të vlefshme në objektivin për të siguruar qendrimin në Superiore. Java e 28 do të mbyllet me një nga sfidat më vendimtare, teksa dy ekipe rivale në lu.ftën për mbijetesë do të ballafaqohen me njëra-tjetrën. Dinamo pret Kastriotin dhe rezultati i këtij dueli do të thotë shumë për ecurinë e këtyre skuadrave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 28 e “Abissnet Superiore“
E shtunë
13:45 Kukësi – Egnatia
16:45 Vllaznia – Laçi
16:45 Partizani – Teuta
E dielë
16:45 Skënderbeu – Tirana
E hënë
14:45 Dinamo – Kastrioti