VIDEO/ Partizani shkel në “shtëpinë e re”, presidenti Demi mban fjalim përpara lojtarëve

Klubi i Partizanit ka inaguruar paraditen e sotme “shtëpinë“ e tij të re. Ekipi kryeqytetas ka zbarkuar në kompleksin e ndërtuar së fundmi, për të cilin është bërë një invetim i madh nga ana e presidentit Demi, në bashkëpunim edhe me FSHF-në.

Kreu i “demave të kuq“ ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore që ekipi ka zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Teutës. Demi ka folur përpara lojtarëve, ndërsa më pas skuadra i është drejtuar fushës së blertë për të nisur kështu punën në kompleksin e ri që do të jetë shtëpia e tyre për vitet në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *