Shqipëria ka lojtarë si kurrë më parë që janë pjesë e kampionateve më të forta në Europë. Jo vetëm kaq, por këta futbollistë janë pjesë e rëndësishme e këtyre skuadrave. Mjafton që t’i hedhim një sy Serisë A.
Faqja zyrtare e elitës së futbollit italian ka përzgjedhur tetë pritjet më të bukura të kësaj jave duke i titulluar: “Reflekset e jashtëzakonshme”. Në të dy përfshihen pritje nga dy portierë të Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, që janë pjesë përkatësisht e Lacios dhe Torinos. /Sport Ekspres/