Më mirë ka bërë vetëm te Kukësi/ Sokol Cikalleshi po shkëlqen te Konyaspor, sezoni fantastik dhe më pranë Champions League

Sokol Cikalleshi po shkëlqen në këtë sezon me Konyaspor. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një gol fantastik ndaj Goztepes në fitoren e fundit me shifrat 3-0. Ekipi i tij po mban vendin e dytë duke dalë përpara Fenerbaces dhe nëse do t’ia arrijë deri në fundin e kampionatit që të mos lëvizi nga ky pozicion, atëherë do të jetë pjesë e kualifikuesve të Champions League. Ndërkohë Cikalleshi ka shpërthyer si kurrë më parë. Aktualisht sulmuesi numëron 10 gola të shënuara në 27 ndeshjet e kampionatit.

Më mirë ka bërë vetëm në sezonin kur luante te Kukësi, 2013-2014, teksa asokohe do të realizonte plot 17 gola. Ndërkohë të njëjtën kuotë golash, 10 të tillë, e ka përsëritur edhe në sezonin 2014-2015 kur ishte te RNK Split, por te Konyaspor flitet për një kampionat më të fortë dhe mbi të gjitha ka ende ndeshje në dispozicion për të përmirësuar statistikat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *