Në ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës së Futbollit në Kosovë. Pasi përfunduan ato në Shqipëri, këtë herë është koha që edhe në Kosovë të njihemi me presidentin e ri.
Në fakt pritet që Agim Ademi të vazhdojë kryesimin e punës pasi është kandidatura e vetme që do të paraqitet për komunitetin e futbollit. Gjithashtu jo pak polemika ka shkaktuar fakti se në këtë Kuvend Zgjedhor në Kosovë nuk do të lejohen mediat që të shohin dhe raportojnë procesin zgjedhor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/