Presidenti i FIFA-s bën shakanë e hidhur për “zonjën e vjetër”, Infantino: Humbi Juventusi dhe fitoi Interi, dita ideale për të ardhur këtu

Presidenti i FIFA-s ka qenë i pranishëm në Itali, ku ka dhënë edhe një prononcim për gazetarët. Xhani Infantino ka marrë shkas nga rezultatet e fundit në Serinë A dhe ka bërë një shaka të hidhur për tifozët e Juventusit.

“Dje Fiorentina fitoi, Juventusi humbi dhe prandaj gjithçka është në rregull. Interi fitoi dhe unë jam gjithashtu i lumtur. Është dita ideale për të qenë në Firence…”, ka thënë Xhani Infantino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *