Një barazim pa gola është parë të shtunën mes Eintracht Frankfurt dhe Greuther Furth në kuadër të javës së 28-të të Bundesligës. Tifozët që ndiqnin ndeshjen ishin dëshmitarë të një situate të tmerrshme. Në një duel kanë qenë Marco Meyerhofer nga ekipi mysafir dhe Jens Petter Hauge nga Eintracht.
Hauge ra keqazi në në këmbën e kundërshtarit dhe pak çaste më vonë, tifozët në TV mund të shihnin një pamje të tmerrshme, kyçi i lojtarit ishte i përkulur në një mënyrë krejtësisht të panatyrshme. E gjithë pesha e trupit të Hauge ra në këmbën e Meyerhoferit, duke bërë që gjuri i tij të përkulej. Por edhe më i frikshëm ishte kyçi i Meyerhoferit që dukej qartë në fotografi. /Sport Ekspres/