“Nuk bëhet VAR-i me australianë“, Gega ironizon sondazhet që e shohin Skënderbeun një ligë më poshtë: Sondazhet nuk funksionojnë

Ka përfunduar në barazim 0-0 përballja e sotme mes Teutës dhe Skënderbeut. Fati i takimit ka qenë në duar te VAR-it, teksa ka qenë teknologjia ajo që i mohoi fitoren kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiores“.

Jazxhiu ka shkundur rrjetën në minutën e 92-të, duke ndezur festën në kampin e Teutës. Por ishte VAR-i ai që tha fjalën e fundit. Një pozicion jashtë loje bëri që arbitri të anullonte vendimin për gol, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Gega (Skënderbeu): “Çfarë i mungoi Skënderbeut sot? I mungoi fitorja (qesh). Erdhëm këtu për të marrë maksimumin në fakt, por të mos harrojmë se Teuta, pavarësisht atyre ulje-ngritjeve, është një ekip kampion. Janë disa mungesa që në këtë situatë do na bënin punë. Megjithatë do të mundohemi të korrigjohemi. Presioni e bën të vetën, u mundova t’i qetësoja. Nga pista është e vështirë. Berisha mendon se nuk është ai faktor i kësaj situate, por arbitri ka vendosur ndryshe. Nga eksperienca jonë sondazhet nuk funksionojnë. Jam njeri që punon. Drejtësia? Ne jemi në Shqipëri, jetojmë në Shqipëri. Është normale që gjërat bëjnë progres, pork jo s’mund të thotë se është më e mira. Gjyqtarët gabojnë, edhe ne gabojmë. Jam dakort që të ketë VAR, por VAR-i nuk bëhet me australian”.

Arapi (Teuta): “Bëmë ndryshime, duke filluar që nga mbrojtja. Patëm pak vështirësi në momnetin kur Emiliano Vila u dëmtuar dhe doli jashtë. Por e morëm veten përsëri. Ishte një rezultat i drejtë, pavarësisht se ende nuk e kam parë golin e anulluar. Kur e sheh këtu patjetër që duket offside. Me këtë pamje që kemi këtu nuk mund të themi asgjë të saktë, sepse mund të luhet me vijën.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *