Fitorja nuk kënaq Guardiolën, trajneri çudit dhe ankohet pas ndeshjes për fushën: Bari ishte shumë i lartë

Manchester City ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën kundër Burnley-t, por duket se kaq nuk ka mjaftuar për të lënë të kënaqur Pep Guardiolën. Trajneri i “qytetarëve” ka çuditur disi me deklaratën e tij, teksa ankohet pas tre pikëve të marra se fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Spanjolli ka folur edhe për garën për titull, ku uron për një hap fals të Liverpool-it në javët e ardhshme, megjithëse e sheh të vështirë diçka të tillë.

“Fusha këtu është shumë e vështirë. Bari ishte shumë i lartë, jo i lagësht, gjë që ngadalësonte çdo lojë. Por për fat ia dolëm dhe fituam. Ne e dimë se Liverpool-i ndoshta do të fitojë shumicën e ndeshjeve deri në fund të sezonit. Le të shpresojmë se nuk do t’ia dalin brenda një jave. Por së pari ne fokusohemi te çerekfinalja e Champions League kundër Atletico-s. Fillimisht “Atleti”, më pas Liverpool-i“, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *