Florian Marku është rikthyer pas disa kohësh që të fitojë me KNOCK OUT ndaj Jenkins. Në përballjet e fundit, boksieri shqiptar ia kishte dalë që të triumfonte vetëm me pikë. Por duket se tanimë Marku e ka ndërruar trajnerin për të shkuar në nivelet më të larta. Aktualisht Floriani nuk është më duke u stërvitur nga greku George Armagos, por nga Grant Smith.
Në ndryshim nga më parë, boksieri shqiptar është parë më i durueshëm dhe kur ishte i pakënaqur me mënyrën sesi po shkonte sfida. Shumë persona thonë në rrjetet sociale se Floriani i vjetër do e kishte humbur durimin. Por këtë herë qëndroi i qetë dhe priti për përfundimin spektakolar, me trajnerin e ri që i risjellë fitoren e pastër. /Sport Ekspres/