“Jeni shumë të fortë, nuk është e drejtë kjo”! Orges Shehi tregon fjalët e trajnerit të Kukësit pas ndeshjes: Orari dhe stadiumi, tani nuk ka nevojë për shkencë

Kukësi nuk ka arritur që të mund Tiranën për të zbukuruar sadopak kampionatin, megjithëse llogaritë për vendin e parë duken tërësisht të mbyllura. Verilindorët kanë marrë një barazim pa gola ndaj bardhebluve.

Kjo ndeshje nuk është ngritur në nivelin e pritshmërive të larta, teksa në të shumtën e rasteve topi qarkullohej pa krijuar rrezikshmëri reale. Goditja e parë e vërtetë ishte ajo e Gjelbrim Taipit në të 65 ku Bekaj dhe më pas shtylla i mohoi golin Kukësit.

Në fund është një pikë e marrë për Tiranën që e ka gjithçka në kontroll. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së tretë, teksa në total bardheblutë kanë grumbulluar 20 pikë, po aq sa kanë marrë në fazën e parë dhe të dytë, si për të dëshmuar vazhdimësinë e tyre. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Shehi: “Longo më tha pas ndeshjes: “Jeni shumë të fortë, nuk është e drejtë”. Ishte një ndeshje që ne donim ta kishim në ekuilibër, megjithëse mund të bënim më mirë. Kishim disa episode shënimi, por që të jemi në sulm gjithë kohën ka të bëjë orari dhe ambienti. Motivimi është i rëndësishëm, kur shkon në këtë distancë të largët, l.ufta është me veten. Në këto ndeshje të fundit që kemi nuk ka nevojë që të bëjmë shkencë, duhet të jemi në ekuilibër dhe të mos na rrezikojnë kundërshtarët. Argëtimi në lojë do orarin e duhur dhe kushtet e duhura të terrenit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *