Bekim Balaj është rikthyer te goli pas shumë kohe “thatësire”. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 62 të takimit kundër Manisaspor, teksa rezultati ishte me shifrat 0-2. Në minutën e 77 do të vinte edhe goli i sulmuesit shqiptar.
Pas një krosimi të bukur në krahun e djathtë do të vinte goditja e menjëhershme drejt portës me kokë për të tundur rrjetën. Por ky gol i shënuar do t’i shërbejë vetëm statistikave pasi Boluspori humbi me shifrat 1-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/