Kukësi nuk ka arritur që të mund Tiranën për të zbukuruar sadopak kampionatin, megjithëse llogaritë për vendin e parë duken tërësisht të mbyllura. Verilindorët kanë marrë një barazim pa gola ndaj bardhebluve.
Kjo ndeshje nuk është ngritur në nivelin e pritshmërive të larta, teksa në të shumtën e rasteve topi qarkullohej pa krijuar rrezikshmëri reale. Goditja e parë e vërtetë ishte ajo e Gjelbrim Taipit në të 65 ku Bekaj dhe më pas shtylla i mohoi golin Kukësit.
Në fund është një pikë e marrë për Tiranën që e ka gjithçka në kontroll. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së tretë, teksa në total bardheblutë kanë grumbulluar 20 pikë, po aq sa kanë marrë në fazën e parë dhe të dytë, si për të dëshmuar vazhdimësinë e tyre. /Sport Ekspres/
Kukësi: Çollari; Ndreca, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Bahtiri, Puntus
Tirana: Bekaj; Behiratçe, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Ismajlgeci; De Silva, Seferi