“Të luajmë për presidentin, klubin dhe tifozët”! Trajneri i Dinamos tregon edhe gjendjen e Simonit: Falë Zotit nuk ishte aq keq sa u mendua

Dinamo do të luajë një finale mbijetese në ditën e shtunë, ku do të përballet ndaj Egnatias. Ndërkohë trajneri i kryeqytetasve, Rodolfo Vanoli, ka dalë në konferencën për shtyp ku i është gëzuar jo pak pushimit me skenën kryesore që e morën Kombëtares. Në këtë mënyrë trajneri i ri mund të njihej më shumë me grupin.

“Pauza e kombëtareve na shërbeu për t’u njohur më shumë edhe për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Duke parë dhe ndeshjen ndaj Tiranës, ku djemtë kanë bërë një ndeshje pozitive, jam i bindur që nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Skuadra duhet të fillojë të luajë për renditjen, për presidentin, klubin tonë dhe tifozët. Tifozët tanë mund t’i sjellim në stadium vetëm duke bërë paraqitje të rëndësishme: me zemër dhe sakrificë. Egnatia? Jemi të vetëdijshëm që luajmë me një skuadër të fortë, sepse ka 4 pikë më shumë se ne, por do të jetë fusha ajo që do të thotë se cila është”, tha Vanoli.

Gjithashtu është treguar edhe gjendja e portierit Simoni, i cili u dëmtua dhe doli mes lotëve nga ndeshja mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21. “Simoni, falë Zotit, nuk e kishte dëmtimin kaq të rëndë. Për 10 ditë, besoj se do të jetë në dispozicion per skuadrën”, përfundoi Vanoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *