Italia u mposht nga Maqedonia në Play Off të Botërorit duke humbur kështu mundësinë për të qenë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm. Por shpresat e tyre vazhduan edhe pas kësaj disfate të madhe, duke u lidhur me situatën e Iranit.
Iranianët mposhtën Libanin dhe u kualifikuan në Botëror, por para ndeshjes u panë incidente dhe poshtërime të femrave para stadiumit. Përkatësisht, ndeshja u luajt në Maschad, i cili ndodhet në veri të vendit. Duke qenë se ekipet kombëtare shpesh nuk luajnë në këtë qytet shumë fetar, shumë njerëz donin ta shikonin ndeshjen.
Mirëpo, një skandal i vërtetë ndodhi gjatë ndeshjes pasi 2000 femra nuk u lejuan të hynin në tribunë edhe pse kishin një blerje të rregullt bilete. Gratë dyshohet se u poshtëruan nga rojet e sigurisë dhe një video tregon një fëmijë të vogël duke qarë në krahët e njërës prej grave.
Iranianët morën një ultimatum në 2019 se duhet t’i linin gratë të shkonin në ndeshje, por ata e shkelën marrëveshjen përsëri dhe tani po përballen me sanksione serioze. Në fund pati frikë se mund të mbeteshin pa Botëror, por FIFA sot ‘vra.u’ çdo shpresë për Italinë.
“Ne nuk kemi folur kurrë për këtë. Edhe nëse do ta bënim, një tjetër skuadër aziatike do të shkonte në Kupën e Botës. Është e pamundur që Italia të shkojë në Kupën e Botës”, tha anëtarja e Këshillit të FIFA-s, Evelina Christillin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/