Tymoshchuk ka qenë emri më i lakuar në mediat e Ukrainës në këto kohë të fundit. Legjenda e kësaj Kombëtare që fitoi trofeun e Champions League me Bayern Munchen, punonte prej kohësh si spiun i Rusisë dhe Putin. Dokumentet u publikuan fill pasi ish-futbollisti e shfaqi hapur veten se ishte tradhtar i vendit të tij.
Pasi Putin urdhëroi që të nisnin su.lmin drejt Ukrainës, të gjithë ukrainasit që punonin në Rusi dhanë dorëheqjen e tyre. Por ky nuk ishte rasti i Tymoshchuk që punonte si ndihmës trajner te Zeniti. Nga Rusia sot vijnë lajmet për aksidentin që pësoi Tymoshchuk me makinë kur nisën stërvitjet për Zenitin.
Sipas raportimeve të mediave ruse, askush nuk u lëndua rëndë në aksident dhe në Ukrainë ata e morën këtë informacion me entuziazëm dhe festë të madhe. Shumë media ukrainase po shijojnë fatkeqësinë e Tymoshchuk dhe theksojnë frazën e njohur se “karma ishte në veprim”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/