Shqipëri-Gjeorgji 0-0
Shqipëria nuk ka arritur të marrë më tepër se barazimi në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Kjo përballje u mbyll ashtu si edhe nisi, në shifrat 0-0. Shumë ndryshime në mesfushë nga Reja, ndërsa në sulm e nisi Broja-Manaj.
Sulmuesi i Southampton nuk u duk në fushë dhe ngeli në stol me nisjen e së dytës, duke i lënë vendin Cikalleshit. Ky i fundit i dha një tjetër energji sulmit duke “bërë Brojën”. Rasti më i mirë i takimit u krijua pikërisht nga Cikalleshi. Në fund, pavarësisht tentativa, të dy ekipeve janë ndarë në barazimin 0-0. /Sport Ekspres/