Gjyqtari i njohur pëson goditje në zemër, ndjeu dhimbje në gjoks dhe u shtrua menjëherë në spital

 

Gjyqtari i njohur i futbollit, Ovidiu Hatzegan ka pësuar një ata.k në zemër gjatë stërvitjes dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent në Timisoara. Mediat rumune raportojnë se Hatzegan u sëmur të dielën. Ai ndjeu dhimbje në gjoks. Me profesion mjek, ka njohur simptomat dhe ka hipur menjëherë në makinë dhe është nisur drejt spitalit.

Pas ekzaminimit u konstatua se ka një venë të. Aktualisht ndodhet në spital dhe mediat bëjnë me dije se gjendja e tij është stabile. Rumuni është një nga gjyqtarët më të famshëm në Evropë. Ai është në listën për Kupën e Botës në Katar dhe së fundmi ka gjykuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve mes Lyonit dhe Portos dhe Mançesterit dhe Atletiko Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *