“Më refuzonin vajzat nga hunda ime e gjatë”! Zlatan Ibrahimovic tregon marrëdhënien me femrat: Kur më panë në TV, fillova t’u dukem i lezetshëm

Zlatan Ibrahimovic është pa dyshim njeriu që ka shënuar 20 vitet e fundit në botën e futbollit. Gjithçka që bëri brenda dhe jashtë fushës nuk mund të futet në një libër, megjithëse është përpjekur për ta arritur.

Si fëmijë nga një familje e varfër, nuk kishte shumë sukses me vajzat në fillim të karrierës së tij dhe një nga arsyet ishte hunda e tij, e cila është pak më e lartë se mesatarja. Zlatan foli për mënyrën sesi vajzat e refuzonin për shkak të hundës derisa ai u bë i njohur.

“Vajzat në shkollë e urrenin hundën time të bukur dhe të gjatë. Më refuzuan sado që u përpoqa t’u bëja përshtypje. Por kur filluan të shihnin hundën time të bukur dhe të gjatë në klube të mëdha dhe në TV, ato thanë se isha i lezetshëm. Kjo është arsyeja pse Zlatan filloi të fitonte shumë para”, ka theksuar Ibra i famshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *