Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut 1-0 në kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar. Jorginho u largua nga fusha me lot në sy dhe pranoi se ky dështim do ta ndjekë gjatë gjithë jetës, pasi kush do ta mendonte se kampionët aktualë të Evropës do të eliminoheshin në gjysmëfinale në stadiumin e tyre në Palermo nga maqedonasit.
“Këto gabime do të më ndjekin për gjithë jetën time”, tha Jorginho pas ndeshjes në të cilën mysafirët arritën në finale me golin e Trajkoëski në minutën e 92-të. “Ndodhi. Ende nuk mund ta heq nga koka ime dhe mendoj se ato imazhe do të më ndjekin deri në va.rr”, shtoi ndërkombëtari i Azzurrës dhe mesfushori i Chelseat. “Njerëzit thonë se duhet të ngremë kokën dhe të ecim përpara, por është e vështirë”, tha Jorginho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/